
Policia e Kosovës ka arrestuar dy kushërinj në Malishevë, pasi u kapën me armë pa leje – një kallashnikov AK-47 dhe një pushkë gjuetie.
Rasti u zbulua pasi një qytetar dorëzoi në polici një incizim, ku shiheshin persona të armatosur duke hyrë në oborrin e shtëpisë së tij malore në fshatin Shkozë. Pas hetimeve, policia identifikoi dhe arrestoi G.Bytyqi (33 vjeç) dhe F.Bytyqi (26 vjeç).
Të dyshuarit pranuan se më 24 gusht kishin mbajtur armët, të cilat tashmë janë sekuestruar si prova. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tyre është iniciuar procedurë penale për veprën “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Dy kushërinjtë janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti do të ndiqet më tej nga organet e drejtësisë.
⚖️ Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Raporton : Sinjali.com
KAQPATA