
Talenti i futbollit, Leon Avdullahu, ka marrë vendimin e madh për të përfaqësuar Kosovën në arenën ndërkombëtare, duke refuzuar ofertën e Zvicrës.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i cili shprehu krenarinë e tij për këtë hap të rëndësishëm:
“Pritjes i erdhi fundi, Leoni është i Kosovës. Ndjej kënaqësi të ndaj me ju lajmin e madh se Leon Avdullahu, i udhëhequr nga zemra e tij, ka vendosur që të luajë për Kombëtaren e Kosovës. Leoni me këtë vendim dëshmoi fuqishëm se Kosova mbetet zgjedhje zemre dhe identiteti nuk mohohet. Mirë se vjen Leon, le të nisim së bashku një rrugë të gjatë e të suksesshme për ekipin kombëtar”, tha Ademi.
Ky vendim shihet si një fitore e madhe për futbollin e Kosovës, duke i dhënë Kombëtares një talent të ri që premton shumë për të ardhmen.
KAQPATA