
Sot shënohet përvjetori i përjetësisë së komandant Ismet Jasharit, një ikonë e luftës, organizimit dhe disiplinës ushtarake, si dhe përvjetori i dëshmorëve të Brigadës 121 të Zonës Operative të Pashtrikut.
Shukri Buja kujton me krenari kohën kur vepronin së bashku në Lëvizjen Popullore të Kosovës (LPK) dhe momentet e tij në redaksinë e gazetës “Zëri i Kosovës”. Ai përmend rrugëtimin drejt Kosovës në mars të vitit 1998, së bashku me Agim Bajramin, Abenë, Fehmiun dhe Xhevën, duke theksuar energjinë dhe përkushtimin e Jasharit ndaj çështjes kombëtare.
Buja rikujton betejat heroike në Llapushnik, Carralevë, Qafë Duhlë dhe Blinajë, plagët e lirisë dhe momentet në Kleçkë, ku lufta u bë histori dhe gjaku flamur. Një kujtim i veçantë mbetet takimi i fundit dhe dhurimi i këmishës ushtarake që Jashari e dohte shumë.
“Ti u përjetësove më 25 gusht 1998 për t’u kthyer në LEGJENDË. Lavdi veprës, luftës dhe jetës së Komandant Kumanovës! Lavdi dëshmorëve të Brigadës 121 të ZO të Pashtrikut! Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit!”, shkruan Buja.
KAQPATA