
Më shumë se një muaj pas vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu, Prokuroria Themelore në Prishtinë nuk ka pranuar ende raportin e autopsisë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML).
Ngjarja ndodhi më 7 korrik në qendër të Lipjanit, kur Zejnullahu ndërroi jetë gjatë arrestimit nga policia – moment që u filmua nga qytetarët dhe shkaktoi revoltë publike. Pamjet tregonin një zyrtar policor duke ia vendosur gjurin në qafë të ndjerit.
Edhe pse autopsia u krye ditën e vdekjes, IML njoftoi se për shkak të renovimeve disa mostra janë dërguar jashtë vendit për analiza toksikologjike. Raporti përfundimtar ende nuk është dorëzuar.
Për këtë rast u arrestuan pesë policë të dyshuar për “vrasje nga pakujdesia”, por Gjykata e Apelit i liroi ata pas 30 ditësh paraburgim. Familja e të ndjerit akuzon policët për përgjegjësi direkte dhe dyshon për fshehje të së vërtetës.
KAQPATA