
An officer of the Swiss Federal Railways Transport Police pictured at Biel train station, Switzerland, on August 18, 2015. (KEYSTONE/Christian Beutler)
Komuna e Lozanës ka njoftuar se katër policë janë pezulluar nga detyra pas publikimit të mesazheve me përmbajtje raciste, antisemitike, seksiste dhe diskriminuese.
Sipas njoftimit, këto mesazhe ishin shpërndarë në grupe private në WhatsApp, ku bënin pjesë policë dhe ish-policë të Lozanës. Hetimet nisën pasi Prokuroria i përcolli materialet te Komandanti i Policisë, në kuadër të një rasti të mëparshëm që kishte shkaktuar debat publik.
Komuna e cilësoi ngjarjen si “të turpshme dhe skandaloze”, duke theksuar se dëmton besimin e qytetarëve tek autoritetet. Ajo ka paralajmëruar reforma të thella në kulturën e punës së policisë dhe masa shtesë disiplinore për të gjithë të përfshirët.
Për të ndihmuar në këtë proces, është angazhuar edhe André Duvillard, ish-komandant i policisë kantonale të Neuchâtel-it.
KAQPATA