
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:30 në rrugën Prizren–Dragash, ku janë përfshirë tre vetura dhe një kamion.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka konfirmuar se nga aksidenti ka persona të lënduar dhe dëme materiale.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë njësitet e Policisë dhe Emergjencës, të cilat kanë ofruar ndihmën e parë dhe kanë menaxhuar trafikun për të normalizuar qarkullimin. Hetimet për shkaqet e këtij aksidenti janë ende në zhvillim.
KAQPATA