
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Anderlecht të Belgjikës, ku 61-vjeçari shqiptar Ndue (Noel) Melyshi u vra me armë zjarri nga qeramarrësi i tij, pas një konflikti në lagjen Itterbeek.
Melyshi, pronar i kafenesë së njohur “Maison Haute”, ishte një figurë e dashur si për bashkatdhetarët shqiptarë, ashtu edhe për vendasit.
Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe aktori i famshëm botëror Jean Claude Van Damme, i cili e cilësoi të ndjerin si një mik të madh.
“Sapo kam humbur një mik të madh, Noel Mylyshi nga Shqipëria. Rrethanat ishin të vështira, por dua t’i shpreh ngushëllimet dhe dashurinë time familjes së tij. Jam ende duke u rikuperuar në Francë pas një operacioni në shpinë, por u ngrita të bëj simbolin e shqiponjës në nder të tij dhe të gjithë Shqipërisë”, shkroi Van Damme në Facebook.
Reagimi i tij ka prekur shumë shqiptarë në diasporë, të cilët e kanë shpërndarë mesazhin duke kujtuar kontributin dhe jetën e Melyshit në komunitet.
KAQPATA