
Lëvizja Vetëvendosje ka shtuar presionin ndaj Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), në prag të vendimit për fatin e Listës Serbe.
Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj, ka publikuar një link me emrat e anëtarëve të këtij institucioni, duke iu drejtuar militantëve të partisë me pyetjen: “A po e njihni ndonjërin?”
Ky veprim është parë si tentim për të ushtruar presion publik ndaj PZAP-it, një praktikë e ngjashme me atë që Vetëvendosje kishte ndjekur më parë edhe kundrejt Gjykatës Kushtetuese.
Vendimi i PZAP-it për certifikimin ose jo të Listës Serbe pritet të merret në ditët në vijim, ndërkohë që reagimet nga politika dhe komuniteti ndërkombëtar janë shtuar.
KAQPATA