
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se deri tani janë regjistruar mbi 13 mijë shtetas të Kosovës jashtë vendit për të votuar me postë në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Nga 16,902 aplikime të pranuara përmes platformës elektronike, 13,360 janë miratuar, ndërsa 3,542 janë refuzuarkryesisht për mungesë të dokumenteve që vërtetojnë adresën jashtë Kosovës.
Aplikimet e refuzuara mund të ri-dorëzohen deri më 29 gusht 2025, duke bashkëngjitur dokumentacionin e nevojshëm. Vetëm shtetasit e regjistruar brenda afatit do të kenë të drejtë të votojnë me postë, nga 17 shtatori deri më 11 tetor 2025.
KQZ kujton se aplikimi mund të bëhet:
- në platformën zyrtare diaspora.kqz-ks.org, ose
- përmes postës duke dërguar dokumentet në adresën e KQZ-së në Kosovë.
KAQPATA