
Një familje nga Llapushniku është goditur nga një tragjedi e rëndë. Fatlum Gashi, 19-vjeçari që u aksidentua së bashku me prindërit e tij ditë më parë, ka ndërruar jetë pas plagëve të marra.
Ai ishte duke u trajtuar në repartin e Mjekimit Intensiv Qendror në QKUK, por gjendja e tij mbeti kritike. Lajmin për vdekjen e tij e konfirmoi mjeku kujdestar, Dr. Damir Haxhitasimi.
Tragjedia u bë edhe më e rëndë pasi në të njëjtin aksident humbën jetën edhe prindërit e tij. Kryetari i komunës së Llapushnikut, Lladrovci, ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen dhe komunitetin e prekur nga humbja.
KAQPATA