
Ish-zëdhënësi i NATO-s, Jamie Shea, ka sqaruar se mbyllja e Urës së Ibrit në Mitrovicë më 24 qershor 1999 nuk kishte për qëllim ndarjen e Kosovës, por sigurimin e popullatës në veri.
Në atë ditë, forcat franceze të KFOR-it vendosën tela me gjemba mbi urë, një masë që e mbylli për qarkullim dhe që mbeti simbol i ndarjes së qytetit për më shumë se dy dekada.
Shea theksoi se qëllimi i NATO-s ishte të ruante Kosovën brenda kufijve të saj administrativë, si një vend multietnik, duke ofruar njëfarë mbrojtjeje për komunitetet në veri deri në stabilizimin e situatës.
“Ideja nuk ishte ndarja e Kosovës. Përkundrazi, ishte mbështetje për një Kosovë multietnike, që mund të ecë përpara”, u shpreh Shea.
Deklarata e tij vjen në një kohë kur çështja e urës dhe veriu i vendit vazhdojnë të jenë ndër temat më të ndjeshme në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
KAQPATA