
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka nënshkruar marrëveshjen për projektin “Sewage Prishtina”, me vlerë 53 milionë euro, për komunat e Prishtinës dhe Fushë Kosovës. Projekti synon të sjellë ujëra më të pastër, një mjedis më të shëndetshëm dhe do të përfitojnë rreth 40% e banorëve të Kosovës.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e përshkroi projektin si një investim në cilësinë e jetës dhe dinjitetin e qytetarëve. Ai theksoi se përfitimet do të jenë të prekshme për jetën e përditshme, nga lumenjtë e pastër te shëndeti publik.
Projekti realizohet në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, përfshirë Kfw dhe qeverinë gjermane, e cila ofron 42 milionë euro grant për ndërtimin dhe rehabilitimin e rrjetit të ujërave të zeza në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Obiliq.
Nënkryetari i Fushë Kosovës, Besnik Osmani, tha se projekti është vendimtar për zhvillimin e komunës, duke krijuar një ambient më miqësor dhe të shëndetshëm për qytetarët.
Kryeshefi ekzekutiv i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit, Arsim Fetahu, shtoi se projekti do të përfshijë edhe Graçanicën, Obiliqin dhe Podujevën, duke siguruar trajtimin e ujërave të ndotura dhe derdhjen e ujit të pastër në lumenj.
KAQPATA