
Një aksident i rëndë ndodhi në autostradën Egnatia në Greqi, ku tre shqiptarë humbën jetën tragjikisht pas përplasjes së një kamioni me disa automjete.
Viktimat janë Viktor Bushi, Klarenc Kacaj dhe Marianka Bushi (Aliraj), ndërsa Magdalena Kacaj mbeti e plagosur.
Një dëshmitar që ndodhej në vendngjarje rrëfeu skenat e rënda, duke thënë se viktimat bërtisnin për ndihmë:
“Na nxirrni jashtë, na shpëtoni. Njerëzit po digjeshin të gjallë. Nuk mundëm t’i nxirrnim, ishin bllokuar.”
Aksidenti ndodhi pasi një kamion i drejtuar nga një 59-vjeçar u përplas fillimisht me një tjetër kamion dhe më pas me automjetin ku ndodheshin viktimat shqiptare. Përplasja solli shpërthime dhe zjarre të fuqishme që përfshinë mjetet brenda pak çastesh.
Të ndjerët, banorë të Athinës, po ktheheshin nga një dasmë në qytetin Xanthi.
KAQPATA