Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në provincën Herat të Afganistanit, ku një autobus me emigrantë u përplas me një kamion dhe një motoçikletë.
Si pasojë e përplasjes dhe shpërthimit të zjarrit, humbën jetën 71 persona, mes tyre 17 fëmijë, raporton agjencia Reuters.
Zëdhënësi i qeverisë rajonale, Ahmadullah Muttaqi, tha se zjarrfikësit arritën në vendngjarje, por fatkeqësisht nuk arritën t’i shpëtonin viktimat.
Video nga momentet pas aksidentit është shpërndarë në rrjetet sociale, duke treguar përmasat tragjike të fatkeqësisë.
KAQPATA