
Një 29-vjeçar është arrestuar në Prizren pasi ka përdorur armë zjarri gjatë një ahengu familjar, duke rrezikuar jetën e pjesëmarrësve.
Ngjarja ka ndodhur më 16 gusht 2025, rreth orës 00:30, në sallën e dasmave “Alegria” në rrugën “Transit i Vjetër”. Sipas policisë, Sh.S ka shkrepur armën tetë herë gjatë festës.
Pas hetimeve, më 19 gusht, policia e ka ndaluar dhe i ka sekuestruar një pistoletë me gaz BLOW TR 14, cal. 9mm, si dhe një karikator. I arrestuari është intervistuar në prani të avokatit dhe ka pranuar veprën e tij.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit 48 orë.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
KAQPATA