
Qytetarët që po udhëtojnë përmes pikës kufitare te Dheu i Bardhë po përballen me pritje deri në një orë për të dalë nga Kosova.
Sipas përditësimit të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar (ora 21:46), në Merdarë dhe Muçibabëpritjet shkojnë deri në gjysmë ore, ndërsa në pikën kufitare Jarinjë pritjet janë më të shkurtra – rreth 10 minuta.
Autoritetet apelojnë te udhëtarët për durim dhe respektim të rregullave gjatë kalimit kufitar.
KAQPATA