
Shpat Kasapi ka reaguar pas raportimeve se ishte përfshirë në një rrahje gjatë një dasme në Shkabaj.
Këngëtari ka mohuar kategorikisht se ka pasur ndonjë incident fizik, duke sqaruar se bëhej fjalë vetëm për një debat të vogël.
“U bë bujë e madhe sikur u rrah Shpati, u rrahën dasmorët. Unë jam nis pak me vonesë sepse kishte kolonë. Dasmori më tha ‘je vonuar, por këndo’, dhe unë i premtova se do të këndoj më shumë për të kompensuar kohën. Në fund të dasmës, për shkak të pagesës pati një debat të vogël, por asnjë nuk më ka prekur e as ngacmuar”, tha Kasapi për Klan Kosova.
Ai theksoi se dasma përfundoi në mënyrën më të mirë dhe se lajmet për rrahje nuk janë të vërteta.
KAQPATA