
Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë kundër katër të pandehurve, L.B., L.M., F.M. dhe Sh.Gj., për grabitje, ndërsa ndaj L.M. edhe për armëmbajtje pa leje.
Sipas aktakuzës, më 21 maj 2025, rreth orës 23:35, të pandehurit vepruan si grup i organizuar duke grabitur një pompë derivatesh në Pejë. Ata kishin siguruar një armë të gjatë, u maskuan dhe nën kërcënimin e armës morën nga punëtori i pompës shumën prej 905 eurosh, përpara se të largoheshin me veturë. Paratë më pas i ndanë mes tyre.
Prokuroria ka kërkuar dënimin e të pandehurve, konfiskimin e veturës “Golf II”, të shumës prej 575 eurosh të gjetura tek ata, si dhe konfiskimin e armës. Po ashtu, është propozuar kompensimi i dëmit të shkaktuar ndaj të dëmtuarit.
KAQPATA