
Ylleza Bedrolli është një prej emrave të rinj që i është bashkuar Gjeneral Shukri Bujës në listën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për Asamblenë Komunale të Lipjanit.
E renditur me numrin 9, ajo vjen me energji të freskët dhe vizion të qartë për t’i dhënë komunës një frymë të re. Bedrolli është vajza e një veterani të UÇK-së, ndërsa kandidimi i saj shihet si vazhdimësi e përkushtimit familjar për shërbimin ndaj vendit.
Ajo ka deklaruar se synon të jetë zëri i rinisë dhe i grave, duke sjellë ide të reja për përmirësimin e arsimit, kulturës, sportit dhe jetës komunitare në Lipjan.
Përmes këtij angazhimi, Ylleza Bedrolli synon të dëshmojë se gjenerata e re është e gatshme të marrë përgjegjësi dhe të kontribuojë për një të ardhme më të mirë.
KAQPATA