
Një 19-vjeçare ka denoncuar në polici të dashurin e saj, duke e akuzuar për dhunim. Rasti është raportuar më 12 gusht 2025, rreth orës 19:30, në Stacionin Policor Veriu në Prishtinë.
Sipas deklarimeve të saj, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Fahri Fazliu”, ku i dyshuari, A. A., kishte kryer marrëdhënie seksuale me të kundër dëshirës së saj. Ajo ka theksuar se kishte refuzuar, por i dyshuari kishte vepruar me forcë.
Policia i ka ofruar menjëherë ndihmë mjekësore viktimës dhe ka tentuar të ndalojë të dyshuarin, por ai nuk është siguruar ende.
Më 17 gusht, Prokuroria e Shtetit ka nisur procedurat për veprën penale “Dhunimi” dhe i ka ngarkuar Njësisë së Hetimeve të Përgjithshme zhvillimin e hetimeve. Aktualisht, policia është në kërkim të të dyshuarit, ndërsa rasti mbetet nën hetim.
KAQPATA