
Një ngjarje tragjike ka ndodhur dje paradite në fshatin Rubovc të Lipjanit, ku ka humbur jetën 67-vjeçari Elez Zaskoku.
Sipas burimeve nga Emergjenca e Lipjanit, viktima ishte sjellë pa shenja jete rreth orës 10:50. Hetimet treguan se ai kishte ndezur traktorin nga jashtë duke i dhënë kontakt me “anlaser”. Meqenëse mjeti ishte në shpejtësi, ka lëvizur vetë dhe e ka zënë përfundi, ndërsa rrota e pasme i ka përshkuar trupin.
Në vendngjarje kanë dalë njësitet e policisë dhe forenzikës. Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar si “vdekje aksidentale”. Trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Mjekësinë Ligjore.
Familja ka njoftuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në varrezat e fshatit Rubovc, në orën 17:00.
KAQPATA