
Policia e Shtetit në Shqipëri ka arrestuar dy 18-vjeçarë nga Kosova, të cilët u kapën duke vjedhur në një pompë derivatesh në Lezhë.
Autoritetet njoftuan se të rinjtë tentuan të largoheshin drejt Malit të Zi me automjetin që kishin përdorur gjatë grabitjes, por u lokalizuan dhe u ndaluan nga shërbimet policore.
Të arrestuarit janë identifikuar si A.S., 18 vjeç dhe T.I., 18 vjeç, të dy me banim në Kosovë. Policia bëri të ditur se automjeti i tyre është sekuestruar si provë materiale.
Hetimet po vazhdojnë për dokumentimin e plotë të veprës penale.
KAQPATA