
Këngëtarja dhe aktorja e njohur, Ryva Kajtazi, vazhdon të tërheq vëmendjen e fansave me stilin e saj të veçantë dhe postimet aktive në rrjetet sociale.
Së fundmi, ajo ka publikuar disa imazhe ku duket e përgatitur për një aheng, e veshur me një fustan të shkurtër dhe të kuq, duke u dukur elegante dhe e sigurt në çdo hap.
Përveç karrierës muzikore, Ryva është gjithashtu pjesë e serialit televiziv ‘Merita’, ku roli i saj ka fituar miratimin e publikut dhe e ka bërë atë një ndër aktoret më të pëlqyera të serialit.

Fansat e saj kanë komentuar pafund për paraqitjen dhe stilin e saj, duke e quajtur Ryvën simbol të elegancës dhe sofistikimit në showbizin shqiptar.

KAQPATA