
Një raport i agjencisë prestigjioze Reuters ka zbuluar skicën e një propozimi të paqes, të diskutuar mes presidentit rus Vladimir Putin dhe ish-presidentit amerikan Donald Trump në takimin e tyre të mbajtur në Alaskë.
Sipas burimeve diplomatike, plani parashikon që Rusia të heqë dorë nga disa xhepa të vegjël të pushtuar, ndërsa Ukraina të dorëzojë territore më të gjera në lindje, përfshirë rajonet e Donetskut dhe Luhanskut. Në këmbim, Moska do të pranonte “ngrirjen” e vijave të frontit në Kherson dhe Zaporizhia.
Takimi mes Putinit dhe Trumpit nuk solli një armëpushim të menjëhershëm, megjithatë Trump tha në një intervistë për Fox News se ishte arritur “një marrëveshje në masë të madhe” mbi ndarjen e territoreve dhe garancitë e sigurisë për Kievin.
“Mendoj se jemi shumë afër një marrëveshjeje. Tani mbetet nëse Ukraina do të pranojë apo jo,” u shpreh Trump.
Megjithatë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy ka përsëritur disa herë se Ukraina nuk do të pranojë të heqë dorë nga tokat e saj sovrane, duke e bërë të paqartë nëse ky plan do të ketë ndonjë perspektivë reale.
Burimet e cituara nga Reuters theksojnë se nuk është ende e qartë nëse ky është një propozim hapës për negociata apo një ofertë përfundimtare nga Moska.
KAQPATA