
Nëse jeni lodhur nga dietat ekstreme që premtojnë rezultate të shpejta, por sjellin zhgënjim afatgjatë, mos u shqetësoni – ka mënyra të thjeshta dhe të qëndrueshme për të humbur peshë pa ndjekur “modat” e rradhës.
Sipas ekspertëve të ushqimit nga WebMD, çelësi i suksesit nuk qëndron në ndalimin e plotë të ushqimeve të preferuara, por në ndryshimin e stilit të jetës përmes zakoneve të shëndetshme që mund të ndiqen gjatë gjithë jetës.
Çfarë funksionon në të vërtetë?
Varieteti është thelbësor
Trupi ka nevojë për një kombinim të ekuilibruar të proteinave, karbohidrateve, yndyrnave dhe mikronutrientëve. Dietat që përjashtojnë grupet ushqimore mund të çojnë në mungesa ushqyese dhe probleme shëndetësore afatgjata.
Kontrolli i porcioneve
Porcionet ushqimore janë rritur ndjeshëm gjatë dekadave të fundit. Ja disa udhëzime për ta mbajtur në kontroll:
- Një filxhan fruta = madhësia e grushtit tuaj
- Një copë djathë = madhësia e gishtit të madh
- 3 ons mish = madhësia e pëllëmbës
- 1-2 ons arra = një dorë e mbledhur
Këshilla të thjeshta për përditshmërinë:
- Përdorni pjata të vogla
- Paketoni ushqimin në qese të vogla
- Shpërndani një porcion restoranti me dikë tjetër
- Zgjidhni porcione për fëmijë në fast-food
Strategji të thjeshta që funksionojnë
Zgjidhni ushqime të larmishme – konsumoni proteina të ligëta, karbohidrate komplekse (drithëra të plota, fruta, perime), dhe yndyrna të shëndetshme (vaj ulliri, avokado, arra, peshk).
Shmangni yndyrnat e këqija – kufizoni yndyrnat e ngopura dhe eliminoni yndyrnat trans nga dieta.
Konsumoni fruta dhe perime me bollëk – për të rriturit rekomandohen 2-3 filxhanë perime dhe 1.5-2 porcione fruta çdo ditë.
Bëni aktivitet fizik të paktën 150 minuta në javë – mund ta ndani në intervale 10-minutëshe në ditë për një efekt të njëjtë.
Pastroni kuzhinën – largoni nga shtëpia produktet e përpunuara me shumë kalori si ëmbëlsirat, patatinat dhe lëngjet me sheqer. Mbushni frigoriferin me produkte natyrale.
Hani më shpesh, por më pak – 5 deri në 6 vakte të vogla në ditë ndihmojnë në kontrollin e urisë dhe ruajtjen e energjisë.
Shtoni porcionet e perimeve në çdo vakt – nëse ende jeni të uritur pas vaktit, merrni një porcion tjetër brokoli, lakre apo jeshillëqesh.
Shmangni kaloritë bosh – hiqni dorë nga pijet me sheqer dhe ëmbëlsirat e rafinuara.
KAQPATA