
Chelsea ka fituar bindshëm finalen e Kupës së Botës për Klube duke mposhtur Paris Saint-Germain me rezultat 3-0 në MetLife Stadium, New Jersey. Ekipi anglez i drejtuar nga Enzo Maresca dhuroi një paraqitje mbresëlënëse dhe u shpall fituesi i parë i edicionit të ri të këtij formati.
Dy gola nga Cole Palmer dhe një tjetër nga Joao Pedro i dhanë “Bluve” një fitore që pak e kishin parashikuar. PSG, që në gjysmëfinale kishte kaluar Real Madridin, nuk arriti të përballojë ritmin e lartë të londinezëve.
Në fokus të kësaj fitoreje ishin dy emra që shpesh kanë qenë në shënjestër të kritikave: portieri Robert Sanchez dhe mbrojtësi i djathtë Malo Gusto. Të dy dhuruan paraqitje të jashtëzakonshme – Sanchez me pritje vendimtare ndaj yjeve të PSG-së dhe Gusto me kontribut në sulm nga krahu i djathtë.
Pas ndeshjes, tifozët e Chelsea-t në rrjetet sociale shprehën habinë dhe falënderimet për këta dy lojtarë. “Sanchez dhe Gusto i mbyllën gojën çdo dyshuese”, shkroi një tifoz. Një tjetër shtoi: “Bob Sanchez dhe Malo Gusto sapo mund të kenë shpëtuar karrierat e tyre te Chelsea”.
Me këtë fitore, Chelsea jo vetëm që shkroi histori, por edhe dëshmoi se me një ekip të bashkuar dhe të motivuar, çdo gjë është e mundur në futboll.
KAQPATA