
Institucionet e Kosovës vazhdojnë të përballen me bllokadë. Për herë të 46-të me radhë, dështoi përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke nxitur reagime të forta nga shoqëria civile.
Instituti Demokratik i Kosovës reagoi ashpër duke e quajtur këtë një “pauzë shtetërore” që po i lë qytetarët të pambrojtur, ndërsa përfaqësuesi i koalicionit “Demokracia në Veprim”, Eugen Cakolli, shpërndau këtë reagim në rrjetet sociale me një koment ironik:
“Sot, përpjekja e 46-të. Në cirk me shku, 46 herë, edhe bohesh bajat. Kuvendi edhe më keq!”
Situata politike e paqartë po zgjat prej javësh, duke bllokuar jo vetëm funksionimin e Kuvendit, por edhe proceset jetike të shtetit.
KAQPATA