
Një foshnje nëntë muajshe nga fshati Gjinoc në Suharekë ka ndërruar jetë pas një incidenti tragjik. Sipas Policisë së Kosovës, foshnja dyshohet se është ngulfatur nga lidhësja e djepit gjatë kohës që ka qenë në gjumë.
Foshnja H.M. u dërgua fillimisht për trajtim në Spitalin Rajonal të Prizrenit dhe më pas u transferua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë për trajtim të mëtejshëm. Më 11 korrik 2025, Policia konfirmoi vdekjen e foshnjës.
Prokuroria ka urdhëruar që trupi i foshnjës të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi, ndërkohë që hetimet për shkaqet e vdekjes vazhdojnë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, bëri të ditur këto detaje dhe theksoi se hetimet janë në vazhdim.
KAQPATA