Andre Villas-Boas nuk ka lënë gjurmë pozitive si trajner i Chelseat, por lista e futbollistëve që u transferuan gjatë mandatit të tij të shkurtër – vetëm nëntë muaj – në “Stamford Bridge” është befasuese kur shihet me syrin e retrospektivës.
Pavarësisht rezultateve të dobëta dhe shkarkimit të hershëm, periudha nën drejtimin e portugezit përkon me ardhjen e disa prej emrave që më vonë do të shënonin histori në futbollin evropian.
Këta janë 12 transferimet më të bujshme të kohës së Villas-Boas:

Thibaut Courtois – Transferim brilant nga Genk, fitues i dy titujve të Premier League me Chelsean dhe dy të tjerë me Real Madridin. Sot konsiderohet ndër portierët më të mirë të shekullit.

Juan Mata – I adhuruar nga tifozët, fitoi dy herë radhazi çmimin “Lojtari i Vitit” te Chelsea para se të transferohej te Manchester United për një shumë rekord.

Gary Cahill – Një lider i heshtur që u bë kapiten, me gati 300 paraqitje dhe tetë trofe të mëdhenj për klubin londinez.

Romelu Lukaku – Edhe pse nuk pati sukses të madh në Chelsean, më vonë u bë një nga golashënuesit më të mirë në histori të Premier League dhe Serie A.

Raul Meireles – Fitues i Champions League dhe FA Cup në sezonin e vetëm të plotë, me gola vendimtarë në ndeshje të mëdha.

Oriol Romeu – Nuk shkëlqeu në Londër, por ndërtoi një karrierë solide në Southampton dhe më pas u kthye në Barcelonë.

Kenneth Omeruo – Pa minuta te Chelsea, por me një karrierë të respektuar në kombëtaren e Nigerisë dhe në ligat evropiane.

Sam Hutchinson – Rikthim emocional pas një pensionimi të hershëm, për të kontribuar sërish në klubin që e rriti.

Ulises Davila – Nuk arriti të debutonte te Chelsea, por ndërtoi një karrierë ndërkombëtare në Meksikë, Indi, Australi dhe Zelandën e Re.

Lucas Piazon – Një prej historive më kurioze: nëntë vite te Chelsea, por vetëm tre paraqitje – i njohur më shumë për huazimet e shumta.
Pavarësisht rezultateve në fushë, Villas-Boas mbetet një figurë që pa dashur i dhuroi Chelseat disa prej emrave që më vonë do të ndikonin thellë në futbollin ndërkombëtar. Historia ndonjëherë ka mënyrën e saj për të vlerësuar kontributet e harruara.