
Portali KaqPata ka siguruar videon ekskluzive ku shihet mjekja kujdestare e Emergjencës së Lipjanit, Dr. Albina Magashi, duke bërë përpjekje të jashtëzakonshme për t’i shpëtuar jetën Agon Zejnullahut.
Pamjet tronditëse, të xhiruara nga një banesë në Lipjan, tregojnë qartë momentet dramatike ku doktoresha, me profesionalizëm dhe vendosmëri, aplikon protokollet e ndihmës së parë për të rikthyer rrahjet e zemrës së të riut, ndërsa pranë saj ndodhen edhe pjesëtarë të tjerë të stafit mjekësor.
Kjo video vjen në një kohë kur rasti i ndalimit dhe vdekjes së Agonit ka ngritur shumë pikëpyetje në publik, ndërsa familjarët dhe opinioni i gjerë kërkojnë drejtësi dhe transparencë të plotë.
KAQPATA do të vazhdojë të publikojë të gjitha faktet dhe dëshmitë që mund të ndihmojnë në zbardhjen e këtij rasti.
KAQPATA