
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur oficerët që kanë përfunduar me sukses kursin ushtarak “Ranger” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës – një nga trajnimet më të vështira dhe elitare në botë.
Në një deklaratë zyrtare, Jashari ka theksuar rëndësinë strategjike dhe profesionale të këtij kursi, duke e cilësuar si një arritje që e ngrit ndjeshëm nivelin operativ të FSK-së:
“Ky trajnim është ndër më sfiduesit në fushën ushtarake dhe taktike. Ai avancon ndjeshëm gatishmërinë tonë operacionale dhe forcon kapacitetet e trupës sonë,” – deklaroi komandanti.
Nga viti 2023 e deri sot, tre pjesëtarë të FSK-së kanë përfunduar me sukses këtë kurs të nivelit të lartë:
- Kapiten Ylli Dalladaku – oficeri i parë i FSK-së që përfundoi kursin në vitin 2023.
- Toger Egzon Elshani – që e përmbylli me sukses trajnim në vitin 2024.
- Toger Vesa Ibrahimi – bëhet oficerja e parë femër e FSK-së që diplomon nga ky kurs, duke hyrë në mesin e pak grave ndërkombëtare që e kanë përfunduar këtë sfidë ushtarake.
Jashari vlerësoi këtë sukses si dëshmi të qartë të përkushtimit dhe profesionalizmit të Forcës, duke nënvizuar se këto përvoja duhet të shpërndahen me kolegët brenda FSK-së për të forcuar më tej kapacitetet ushtarake të vendit.
Ky sukses i ri vjen si dëshmi e bashkëpunimit të thellë ndërmjet Kosovës dhe ShBA-së në fushën e sigurisë dhe zhvillimit të aftësive profesionale ushtarake.
KAQPATA