
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë një diskutimi në Universitetin “Johns Hopkins” në Washington D.C., deklaroi se anëtarësimi i Kosovës në NATO është më i lehtë krahasuar me Ukrainën.
Sipas saj, kjo mund të bëhej e mundur nëse presidenti amerikan Donald Trump dhe sekretari i ri i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, e shtyjnë përpara këtë proces. “Nëse kjo dyshe e dëshiron, ata mund të bindin edhe pesë shtetet mosnjohëse”, theksoi Osmani.
Presidentja u shpreh se pengesat më të mëdha qëndrojnë te Spanja, Rumania dhe Sllovakia, ndërsa për Greqinë theksoi se “nuk ka qenë kurrë bllokuese në raport me Kosovën”.
Osmani vuri në dukje edhe aspektin ekonomik të anëtarësimit, duke thënë se Kosova është e gatshme të kontribuojë menjëherë me 5% të GDP-së në shpenzimet për mbrojtje. “Kjo është në interes të të gjitha shteteve anëtare”, përfundoi ajo.
KAQPATA