
Janë bërë publik emrat e pesë zyrtarëve policorë që janë suspenduar përkohësisht, në lidhje me vdekjen e 27-vjeçarit Agon Zejnullahu, i cili humbi jetën në rrethana të dyshimta pas një ndërhyrjeje policore.
Sipas burimeve, të suspenduarit janë:
Ibrahim Nela – Rreshter në Stacionin Policor Lipjan (DRP Prishtinë)
Artidon Konxheli – Zyrtar në SP Lipjan
Liridon Rrahmani – Zyrtar në SP Lipjan
Albian Ratkoceri– Zyrtar në SP Lipjan
Endrit Beqiri – Zyrtar në SP Ferizaj (DRP Ferizaj)
Vendimi për suspendim erdhi pas analizës së veprimeve të tyre gjatë menaxhimit të rastit, ndërsa Prokuroria dhe Inspektorati Policor i Kosovës janë duke hetuar rastin që tashmë është kualifikuar si “vrasje nga pakujdesia.”
Familja e viktimës dhe opinioni publik kërkojnë transparencë dhe drejtësi për zbardhjen e plotë të rastit.
KAQPATA