
Me urdhër të Prokurorisë së Shtetit, pesë zyrtarë policorë janë ndaluar në lidhje me vdekjen e 27-vjeçarit Agon Zejnullahu, që ndodhi pas arrestimit të tij nga Policia në Lipjan.
Burime të Gazeta Express bëjnë të ditur se rasti është kualifikuar si “vrasje nga pakujdesia”.
Ndërkohë, Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar masën e suspendimit të përkohshëm për të gjithë zyrtarët e përfshirë në ndërhyrje – përfshirë një rreshter dhe katër policë.
Rasti ka ngjallur reagime të shumta në opinion, ndërsa vëllai i viktimës, Alban Zejnullahu, deklaroi se Agoni “është vrarë nga dora e shtetit”.
Hetimet janë në zhvillim e sipër dhe pritet raporti i obduksionit për të hedhur dritë mbi shkaqet e sakta të vdekjes.
KAQPATA