
Një vetaksident ka ndodhur në fshatin Batllavë të Podujevës, ku katër persona kanë mbetur të lënduar. Njëra nga të lënduarat është në gjendje kritike.
Për Gazetën Sinjali, mjeku kujdestar i Emergjencës në QKUK, Naser Syla, tha se tre nga të lënduarit janë në gjendje stabile, ndërsa një femër është në gjendje shumë të rëndë.
“Një femër është politraumë, jo stabile, ndërsa ekipet mjekësore po kryejnë ekzaminimet e nevojshme për të gjithë të lënduarit,” deklaroi Syla.
Ngjarjen e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili njoftoi se në aksident ishte përfshirë një veturë, ndërsa katër persona janë dërguar në QKUK për trajtim.
KAQPATA