
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, ka kërkuar angazhim më të madh nga presidentja dhe liderët e partive politike për të dalë nga ngërçi politik në Kuvendin e Kosovës.
Para nisjes së seancës konstituive të së hënës, Qalaj tha se zgjidhja duhet të gjendet sa më shpejt dhe se për këtë nevojiten takime të shpeshta.
“Mendoj që edhe presidentja, edhe liderët e partive politike duhet të takohen disa herë në ditë, në mënyrë që sa më shpejt që është e mundur ta gjejmë zgjidhjen dhe të ecim tutje”, deklaroi ai.
Qalaj gjithashtu u shpreh qartë për qëndrimin e PDK-së, duke thënë se “Albulena Haxhiu nuk kalon me votat e PDK-së.”
KAQPATA