
Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, ka miratuar tërheqjen e vendit nga Marrëveshja e Otavës, që ndalon përdorimin e minave, duke përmendur “situatën e përkeqësuar të sigurisë” dhe kërcënimin e vazhdueshëm nga Rusia.
Vendimi, i votuar në qershor, u nënshkrua zyrtarisht të premten. Stubb deklaroi se, edhe pse Finlanda nuk përballet me një kërcënim ushtarak të menjëhershëm, ndryshimet në mjedisin e sigurisë kërkojnë forcimin e mbrojtjes.
“Finlanda ka një kufi të gjatë me Rusinë, e cila nuk është pjesë e Marrëveshjes së Otavës, dhe e kemi parë mënyrën se si lufton Rusia sot,” tha ai.
Sipas AFP, vendimi i Finlandës do të hyjë në fuqi gjashtë muaj pas njoftimit zyrtar në Kombet e Bashkuara. Po ashtu, Estoni, Lituani, Letoni dhe Poloni po konsiderojnë tërheqjen nga kjo marrëveshje.
KAQPATA