
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka paralajmëruar se deputetët e partisë së saj do të vazhdojnë pjesëmarrjen në seancat e Kuvendit, por në formë proteste do të mbajnë fjalime edhe pasi kryesuesi Avni Dehari t’i ketë mbyllur ato.
Kjo vjen pas dorëzimit të kërkesës nga LDK-ja në Gjykatën Kushtetuese për situatën aktuale në Kuvend.
“Ne çdo herë po kërkojmë nga kryesuesi të kthehet në rendin e ditës dhe të na mundësohet e drejta e votimit. Nëse kjo nuk ndodh, do të vazhdojmë me protestën tonë simbolike, sikurse dje, duke folur edhe pasi Dehari ta mbyllë seancën,” deklaroi Bajrami.
LDK ka kërkuar nga Kryesuesi që të respektojë rregullat dhe të mos devijojë nga rendi i ditës, duke theksuar se votimi është e drejtë kushtetuese e deputetëve.
KAQPATA