
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Albin Kurti për liderët e UÇK-së të gjykuar në Hagë, duke e cilësuar Kurtin si një figurë politike “pa etikë”, që sipas tij po përpiqet të ruajë pushtetin me çdo kusht.
“Në historinë politike, personalitetet që tentojnë të qëndrojnë në pushtet për të shpëtuar veten nga ndëshkimi, njihen si figura pa etikë,” tha Shala. Ai shtoi se rasti i Kurtit është shembull i qartë i “vdekjes së etikës politike”.
Shala theksoi se fenomeni që përfaqëson Kurti manifestohet përmes “rrënimit të humanizmit, autoritarizmit të brendshëm, narcizmit politik dhe ekstremizmit ideologjik, që përfundon në një ego të përbindshme”.
Ai e cilësoi të papranueshme deklaratën e Kurtit për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe të gjithë pjesëtarët e UÇK-së në Hagë, duke thënë se nuk mund të kuptohet përveçse si sulm ndaj historisë dhe luftës çlirimtare.
KAQPATA