
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vazhduar të enjten serinë e takimeve me përfaqësues politikë në përpjekje për të dalë nga bllokada institucionale e krijuar në Kuvendin e Kosovës.
Në kuadër të këtyre përpjekjeve, Osmani është takuar edhe me kryetaren e Unionit Socialdemokrat, Duda Balje. Kjo e fundit nuk është deklaruar për media para ose pas takimit.
Takimet e Presidentes Osmani me liderët e subjekteve politike kanë për qëllim gjetjen e një zgjidhjeje për krizën kushtetuese që ka paralizuar punën e Kuvendit, pas mosmarrëveshjeve për seancat konstituive dhe përzgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit.
Më herët gjatë ditës, Presidentja ka pritur edhe kryetarin e Partisë Guxo, Faton Peci, i cili i cilësoi këto takime si “të domosdoshme për tejkalimin e bllokadës”.
KAQPATA