
Kosova vazhdon të mbetet ndër vendet më të ndotura në Ballkan, me pasoja serioze për shëndetin publik dhe mjedisin. Pavarësisht marrëveshjeve ndërkombëtare dhe paralajmërimeve të vazhdueshme nga organizatat mjedisore, termocentralet në Obiliq vazhdojnë të tejkalojnë kufijtë e lejuar për gazrat helmues si dyoksidi i squfurit dhe oksidet e azotit.
Kjo ndotje nuk është thjesht statistikë – ajo prek drejtpërdrejt jetën e qytetarëve. Më të rrezikuarit janë fëmijët dhe të moshuarit, të cilët përballen çdo ditë me rritje të rasteve të sëmundjeve respiratore, kancerit dhe madje edhe vdekje të parakohshme.
“Kur ajri kushton, paguan populli me shëndet,” – është përshkrimi më i saktë i realitetit që po jetojmë.
Ndonëse institucionet janë zotuar për përmirësime, veprimet konkrete mungojnë. Në vend që të ndjekin praktikat e vendeve të BE-së, kapacitetet energjetike të vjetra vazhdojnë të funksionojnë pa filtra efikasë dhe pa një strategji të qartë për kalim në energji të pastër.
Qytetarët kanë nevojë për më shumë se premtime, kërkohet veprim i menjëhershëm. Ajri i pastër nuk është luks, është e drejtë themelore.
KAQPATA