
Në një ditë vendimtare për jetën politike të vendit, Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar mbledhje në ora 12:00, ndërkohë që Kuvendi tenton për herë të 38-të konstituimin e tij në ora 11:00.
Seanca vjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që cakton afat 30-ditor për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit. Nuk dihet nëse do të ketë përparim, apo nëse mbledhja e Qeverisë do të reflektojë zhvillimet nga Kuvendi.
Rendi i ditës i mbledhjes së Qeverisë nuk është bërë ende publik.
KAQPATA