
Festivalin e Filmit në Locarno do ta nderojë këtë vit dizajnuesen e famshme të kostumeve, Milena Canonero, me Çmimin prestigjioz “Vision”.
Canonero, fituese e katër çmimeve Oscar, është një nga figurat më të rëndësishme në historinë e kostumeve në kinematografi, me bashkëpunime të shquara me regjisorë si Stanley Kubrick, Wes Anderson dhe Sofia Coppola. Ajo njihet për krijimet e saj origjinale që kanë formuar imazhin kolektiv në ekran.
Në edicionin e 78-të të Festivalit të Filmit në Locarno, që do të mbahet nga 6 deri më 16 gusht 2025, Canonero do të prezantojë edhe projektin e saj më të fundit me Francis Ford Coppola, filmin Megalopolis.
Një nderim i merituar për një prej artistëve më inovativë të botës së kinemasë.
KAQPATA