
Ylli i Hollywood-it, Will Smith, ka treguar lidhjen e tij me kulturën shqiptare duke formuar simbolin e shqiponjës me duar, bashkë me futbollistin shqiptar Ergys Pepaj. Fotoja po qarkullon shumë në rrjetet sociale, ku Pepaj e ka ndarë me mbishkrimin:
“Me më të mirin e të gjitha kohërave”.
Kjo nuk është hera e parë që Will Smith shfaq dashuri për kulturën shqiptare. Në vitin 2018, ai performoi në finalen e Kupës së Botës në Rusi së bashku me këngëtaren shqiptare Era Istrefi dhe artistin latin Nicky Jam, duke sjellë muzikën shqiptare në një nga skenat më të mëdha botërore.
KAQPATA