
Në një situatë të tensionuar për shkak të bllokimit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje ka shtuar presionin ndaj partive opozitare përmes një deklarate të ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati.
Murati ka akuzuar PDK-në, LDK-në dhe AAK-në se po refuzojnë të mbështesin një alternativë për postin e nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb, që nuk përfaqëson Listën Serbe.
“Vetëm ne jemi shprehur qartë se duam një nënkryetar që nuk vjen nga Lista Serbe. U kemi bërë thirrje partive të tjera të bashkohen, por nuk kemi marrë përgjigje,” ka shkruar Murati në rrjetet sociale.
Sipas tij, kjo heshtje tregon se partitë opozitare ende shpresojnë për bashkëpunim me Listën Serbe, në një kohë kur vendi po përballet me ngërç institucional.
Situata mbetet e pasigurt, ndërsa mungesa e një marrëveshjeje për strukturën drejtuese të Kuvendit po shtyn nisjen e punës së legjislaturës së re.
KAQPATA