Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar procesin e numërimit të votave të personave me nevoja të veçanta, duke publikuar rezultatet e fundit për subjektet politike që morën pjesë në zgjedhjet parlamentare.
Sipas të dhënave zyrtare, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka dalë forca e parë politike me 649 vota, që përbëjnë 36.65 për qind të totalit të votave të numëruara në këtë kategori.
Në vendin e dytë është renditur Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 380 vota ose 21.46 për qind, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka siguruar 242 vota, që përkthehen në 13.66 për qind.
Lista Serbe është pozicionuar e katërta me 229 vota apo 12.93 për qind, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka marrë 127 vota, respektivisht 7.17 për qind.
Publikimi i këtyre rezultateve shënon përfundimin e një faze tjetër të procesit zgjedhor, ndërsa pritet që KQZ të vazhdojë me procedurat e mbetura deri në certifikimin përfundimtar të rezultateve.
KAQPATA


