Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 27-vjetorit të Çlirimit të Rahovecit me rrethinë, invalidi i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe zëvendëskomandanti i Brigadës 124 “Gani Paqarizi”, Rexhep Krasniqi, është nderuar me dekoratën “Medalja e Lirisë”.

Ceremonia e ndarjes së dekoratës u mbajt sot, më 16 qershor, ku Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, së bashku me Kryetarin e Shoqatës së Kategorive të Dala nga Lufta, Qemajl Krasniqi, vlerësuan kontributin dhe sakrificën e Rexhep Krasniqit në luftën për çlirimin e Kosovës.

Sipas organizatorëve, dekorata “Medalja e Lirisë” iu nda në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për përkushtimin e tij gjatë periudhës së luftës, si dhe për rolin e tij në radhët e UÇK-së.

Aktiviteti u zhvillua në kuadër të manifestimeve për përvjetorin e çlirimit të Rahovecit, ku u përkujtua sakrifica e dëshmorëve, veteranëve dhe invalidëve të luftës.

“Lavdi dëshmorëve të kombit dhe nderim i përhershëm për veteranët dhe invalidët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, u tha gjatë ceremonisë.

KAQPATA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *