
Kylian Mbappe pritet të bëhet pasardhësi i Luka Modricit edhe në aspektin simbolik – me numrin 10 në fanellën e Real Madridit.
Pas largimit të legjendës kroate nga “Los Blancos” në fund të këtij sezoni, fanella me numrin 10 do të jetë e lirë dhe, sipas të përditshmes spanjolle “Marca”, ajo do t’i besohet yllit francez.
Real Madridi beson se ky numër ikonik do të përforcojë imazhin e Mbappe si lideri i ri i ekipit. Deri tani, ish-sulmuesi i PSG-së e ka mbajtur fanellën me numrin 9, të cilin e trashëgoi nga Karim Benzema.
Mbappe përfundoi një sezon të jashtëzakonshëm në aspektin individual, me 43 gola të shënuar, duke u shpallur golashënuesi më i mirë në La Liga dhe në Evropë. Megjithatë, suksesi kolektiv mungoi, pasi Real Madridi nuk arriti të triumfojë në garat më të rëndësishme nën drejtimin e Carlo Ancelottit.
Tashmë, me ardhjen e trajnerit të ri Xabi Alonso, klubi spanjoll po ndërton një epokë të re – dhe duket se do ta bëjë këtë me Mbappe-n si figurë qendrore, duke i besuar edhe një simbol si fanella me numrin 10.
KAQPATA