Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Leshan të Suharekës, ku një 33-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të marra pasi ra nga një pemë qershie.

Sipas informacioneve të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 20:30, kur viktima dyshohet se ka rënë nga një lartësi prej rreth pesë deri në gjashtë metra.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka bërë të ditur se i ndjeri fillimisht është transportuar me autoambulancë në Emergjencën e Suharekës, më pas në Spitalin Rajonal të Prizrenit dhe për shkak të gjendjes së rëndë është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 33-vjeçari nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.

“Rreth orës 21:15 në QKUK është konstatuar vdekja e tij”, ka njoftuar Policia.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe hetuesit kompetentë, të cilët në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë nisur hetimet për të sqaruar të gjitha rrethanat e rastit.

Policia ka bërë të ditur se rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

KAQPATA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *