
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për bllokadën politike që, sipas saj, po rrezikon humbjen e 90 milionë eurove nga Banka Botërore dhe fondeve të tjera nga Bashkimi Evropian.
Reagimi i saj vjen pasi ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, fajësoi opozitën për situatën. Kadrijaj tha se Vetëvendosja ka vendosur interesin për kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit mbi interesat e shtetit.
“Krejt këto dështime i adresohen Vetëvendosjes, të cilët emrin e Albulena Haxhiut e kanë vendosur para Kosovës. Ne si AAK kemi qenë të gatshëm të mbështesim edhe emra të tjerë nga VV vetëm për të kapërcyer krizën institucionale,” deklaroi ajo për Front Online.
Sipas saj, ky ngërç po mban peng vendin dhe po shkakton pasoja të mëdha financiare. “Këto dështime kanë një emër të qartë – Lëvizja Vetëvendosje,” përfundoi Kadrijaj.
KAQPATA